Datat e rëndësishme

20 Maj 2021

Dorëzimi i abstrakteve për kontroll

25 Maj 2021

Njoftimi i pranimit të abstraktit

15 Maj 2021

Data e fundit e regjistrimit

05 Qershor 2021

Dorëzimi i Artikullit të Plotë nga autorët

8-9 Qershor 2020

Dita e Konferencës në Bedёr

Rreth Konferencës

Procesi i edukimit është përcaktuar si "i gjithë procesi i jetës shoqërore me anë të të cilit individët dhe grupet shoqërore mësojnë të zhvillohen me vetëdije, për të mirën e bashkësive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke marrë parasysh tërësinë e kapaciteteve, qëndrimeve, aftësive dhe njohurive të tyre personale. Ky proces nuk është i kufizuar në ndonjë aktivitet specifik ”. Edukimi duhet të bëhet në përputhje me të drejtat e njeriut. Një nga të drejtat e rëndësishme të njeriut është edhe liria e besimit; kjo liri nënkupton të drejtën e gjithsecilit për t'u arsimuar brenda frymës së fesë që ndjek dhe detyra e gjithsecilit është të jenë tolerant ndaj bindjeve fetare të të tjerëve. Në botë ka shumë besime fetare, por në thelb ato kanë disa vlera thelbësore që mund dhe duhet të theksohen brenda kontekstit të edukimit. Gjatë periudhave të fëmijërisë dhe rinisë, prindërit, edukatorët e specializuar dhe komunitetet duhet t'i sigurojnë fëmijëve rritje në një mjedis edukues dhe me objektiva të qarta. Edukimi fetar mund të marrë nuancat e duhura nëse fokusi do të jetë vetëm në çështjet thelbësore të fesë dhe veprimtaria e edukuesve do të përqendrohet brenda kontekstit të arsimit zyrtar, pra në zhvillimin e vlerave thelbësore dhe të përbashkëta për të gjithë pa marrë parasysh se cilës fe i përket. Edukimi fetar nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm, më angazhues dhe më sfidues pasi feja dhe çështjet fetare janë shpesh temë e rëndësishme aktualiteti në lajme. Ngjarjet e fundit në Evropë dhe në të gjithë botën janë vetëm një rikujtues i rreziqeve të ekstremizmit fetar dhe një rikujtues mjaft i mirë se si edukimi fetar mund të luajë një rol jetësor në adresimin e këtyre çështjeve. Në mënyrë që të gjithë njerëzit të jenë në gjendje të kuptojnë botën që ndryshon vazhdimisht, ata duhet të jenë në gjendje të interpretojnë edhe çështjet fetare dhe të vlerësojnë domethënien e tyre. Edukimi fetar jep njohuri të vlefshme në lidhje me besimet e ndryshme, e ndihmon individin në zhvillimin personal dhe e ndihmon t'i japë një kuptim pyetjeve shpirtërore, morale, shoqërore dhe kulturore që shfaqen vazhdimisht në jetën e gjithsecilit. Në trajtimin e pyetjeve të vështira, edukimi fetar i siguron njerëzve përgjigje që mund të ndihmojnë për të sfiduar stereotipet, për të promovuar kohezionin dhe për të parandaluar ekstremizmin. Edukimi fetar luan një rol të rëndësishëm duke inkurajuar të rinjtë që të vlerësojnë veten dhe komunitetet brenda të cilave ata jetojnë. Është e rëndësishme që fëmijët, të rinjtë dhe të gjithë të mësojnë të respektojnë bindjet dhe kulturat e tyre dhe të njerëzve të tjerë. Rrjedhimisht kjo ndihmon për t'i bërë komunitetet vende më të mira për të gjithë, pavarësisht fesë, kulturës, gjuhës ose prejardhjes. Sa më shumë që diskutohet, aq më shumë shoqëria do të ndërgjegjësohet për vlerat dhe rëndësinë që mbart edukimi fetar.